Ditët e hapura të edukimit mediatik! Për të katërtin vit me radhë, AShMAA jep mbështetje

TË FUNDIT

Nën moton “Mendo në mënyrë kritike, ndërto të gjithë historinë”, duke filluar nga sot deri më 1 nëntor, organizuar nga Rrjeti për edukim Medial po zhvillohen “Ditët e edukimit Mediatik 2022”. Në këtë mënyrë Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale për të katërt vit me radhë i bashkohet Rrjetit të edukimit mediatik. Siç informoi drejtori Zoran Trajçevski, sipas programit gjatë këtyre ditëve publiku do të ketë mundësinë të marrë pjesë në një sërë punëtorish, debate, video dhe panel diskutime, prezantime dhe ekspozita të fokusuara në aspekte të ndryshme të edukimit mediatik.

Këtë vit në Ditët e edukimit mediatik do të përfshijnë ngjarje që do të realizohen online dhe me prezencë, përmbajtje të veçanta mediatike dhe programe filmike ku do të happen më shumë aspekte të ndryshimeve në media. Me organizim të kësaj ngjarjeje vendi ynë kyçet në rrjetin global të “Javës së edukimit mediatik dhe edukim informative të UNESCO”, motoja e të cilës është trajtimi i besimi për edukim mediatik”, pohoi Zoran Trajçevski, drejtor i AShMAA.