Dita ndërkombëtare e fëmijëve, ata sot ishin të zëshëm për problemet me të cilat ballafaqohen

TË FUNDIT

Frika dhe ankthi janë vetëm disa nga gjendjet psikologjike me të cilat ballafaqohen fëmijët gjatë pandemisë, probleme për të cilat folën sot me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Ata thonë se shëndeti i tyre mendor ka ndryshuar, prandaj bëjnë thirrje që prindërit të bisedojnë me ta sa më shpesh.

“Ishte dashur të mbajmë mësim online, e disa nuk kishin as IT pajisje, e as internet. Shumë prindër mbetëm pa vendin e punës dhe në shtëpitë e tyre kishte tension dhe frikë, diçka që ndikoi negativisht mbi shëndetin tonë mendor. Frika nga virusi të mos mbesim pa ndonjë person të afërt ose të mos sëmuremi. Presioni nga mësuesit – se në qoftë se nuk kyçemi online do ta ulin notë tonë ose fare nuk do të arrijmë ta kalojmë vitin”, tha Edina Miftarovska, 13-vjeçare nga Dibra.

“Fëmijët që janë në rrugë, pjesën më të madhe të ditës e kalojnë në rrugë dhe shumë shpesh bëhen pre e trafikimit, kurse ka pasur edhe raste kur këtyre fëmijëve u janë nxjerrë organe. Në shumicën e rasteve ata janë pa mbrojtje ekonomike, sociale dhe shëndetësore, nuk kanë as identitet dhe janë jashtë procesit arsimor”, tha Antonija Teovska, 13-vjeçar nga Shkupi.

Dërguan porosi të fuqishme deri te institucionet shtetërore:

“Mos flisni për problemet vetëm kur ato paraqiten. Flisni para se të ndodhin me qëllim që viktimat të dinë si të përballen me këtë”, u shpreh Dina Bogatinovska, 14-vjeçare nga Shkupi.

Më 20 nëntor të vitit 1959 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e ka miratuar Deklaratën për mbrojtje të të drejtave të fëmijëve. Në po të njëjtën ditë 30 vite më vonë ishte miratuar edhe Konventa për të drejtat e fëmijëve të cilën Maqedonia e ratifikoi në vitin 1993.