Dita e vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi! Gabime drejtshkrimore – më së shumti në rrjetet sociale

TË FUNDIT

Në katedrën  e gjuhës maqedonase këtë vit kishte vetëm 5 studentë. Një pjesë e madhe e qytetarëve fjalën “не знам“ ende e shkruajnë së bashku “незнам“, ndërsa rrjetet sociale janë vendi ku më së shumti mund të vërehen gabime drejtshkrimore. Parashtrohet pyetja se sa është arritur qëllimi i dy vëllezërve nga Selaniku, Kirili dhe Metodi, themeluesit e alfabetit të parë sllav  – glagolicës.

Gjendje e jashtëzakonshme, shkolla dhe fakultete të mbyllura, në një ambient të këtillë festohet festa e misionarëve sllavë, vëllezërit Kirili dhe Metodi.

Për kryeministrin Oliver Spasovski festa e sotme është një proces tepër i rëndësishëm.

“Themeli i këtij procesi është krijimi i alfabetit të parë – glagolicës, prej së cilës, pasardhësi i tyre, shën Kliment i Ohrit do ta krijojë ciriliken si bazë për standardizimin e letrës dhe gjuhës maqedonase. Vëllezërit të shenjtë mundësuan që Bibla të jetë e arritshme për të gjithë sllavët dhe gjuha e vjetër sllave të vendoset në liturgjitë e kishave. Njëkohësisht, ata dhe nxënësit e tyre do të fillojnë një aktivitet më të gjerë kulturor përmes edukimit të popullatës, përkthimit të librave dhe përmes formimit të shkollave të letërsisë, prej të cilave më vonë do të rrjedhë edhe shkolla e Shën Klimentit të Ohrit”, tha Oliver Spasovski, Kryeministër teknik i RMV-së.

Për shkak të pandemisë këtë vit u anulua kremtimi i festës në Romë dhe Vatikan. Delegacioni kësaj here nuk shkoi në varrin e shën Kirilit në Romë.

Urime me rastin e festës dërgoi edhe presidenti Stevo Pendarovski.

“Kjo ditë u është përkushtuar apostujve sllavë, mbrojtësve të Evropës të cilët na kanë lënë alfabet, libra por edhe biografi me shembuj për dhënie dhe durim, modesti, fisnikëri dhe besim të pafund. Edhe pas 11 shekujve, ende është e gjallë vepra e tyre. Në shekullin 21, gjuha amtare dhe përdorimi i saj është e drejta themelore e njeriut e cila respektohet në nivel universal”, tha Stevo Pendarovski, President i RMV-së.

Me rastin e Ditës së vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi urime dërguan edhe liderët e partisë opozitare, VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski dhe ai i partisë në pushtet, LSDM, Zoran Zaev.

error: Content is protected !!