Dita e të Drejtave të Njeriut! Europe House dhe BE lansojnë lojën edukative NAVIGATOR

TË FUNDIT

10 dhjetori Dita ndërkombëtare e të drejtave të njeriut.
Europe House dhe Delegacioni i BE-së, në bashkëpunim me OKB-në, “Galaktik Omnivor” dhe Ministrinë e Arsimit, krijuan lojën NAVIGATOR me qëllimi edukimin e të rinjve dhe publikut të gjerë për të drejtat e njeriut përmes një përvoje interaktive dhe zbavitëse.
Ja se si u përgjigjën disa qytetarë në pyetjet e Navigator:

-Si mund të mbrohet një person që është viktimë e dhunës në internet?
Të heshtin në mënyrë që historia të mos përhapet. Të raportojnë rastin dhe të ruajnë provat, Të fshijnë profilin e tyre ose të përgjigjen me të njëjtat fyerje. Sipas meje mundet ta raportoj rastin dhe të ruaj prova. -Po e saktë është. Mendoj që opsioni i parë që duhet të heshtë është krejtësisht gabim sepse ka një afat, kur ajo do të heshtë. Dhe që ajo duhet ta denoncojë atë është vendimi më i mirë që mund të marrë, para së gjithash për t’i treguar botës se çfarë lloj personi është ai dhe për të marrë masa të tilla sepse ata njerëz duhet të jenë në një kategori të veçantë.

Në pyetjen çfarë do të thotë termi identitet gjinor, qytetarja përgjigjet:

-Mënyra se si një person e identifikon dhe e përjeton gjininë e tij pavarësisht nga gjinia e caktuar në lindje, mendoj se është sesi ndihen, pavarësisht se si kanë lindur.

Ajo sqaron se pavarësisht përkatësisë fetare apo gjinore, në vendin tonë duhet të ketë respekt të ndërsjellë më shumë.

-Në përgjithësi ne në Maqedoni nuk respektojmë pa dallim përkatësia fetare, mendoj nuk janë… më doli një video njëri tha unë jam mysliman mirëpo mbrapa kryqi apo kishë kishte… mendoj që nuk duhet të jetë ajo arsyeja për moskuptim në mes njerëzve, por është… shpresoj që do të jetë më mirë.

Ndryshe loja NAVIGATOR është falas, në shqip dhe maqedonisht, pjesë e fushatës globale “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”, dhe sjell çmime si: vauçer IT 60.000 denarë, biçikletë, udhëtim në Gjermani,kurs i gjuhës spanjolle,bileta hekurudhore evropiane dhe shumë dhurata të tjera.

Çdokush mund të marrë pjesë; loja zgjat deri më 14 dhjetor.

Për t’u kualifikuar për çmim, duhen të paktën 1.000 pikë.

Ndërsa loja luhet në këtë link: https://europehouse.mk/navigator/