DITA E SHËN CIRILIT DHE METODIT, ZAEV: MISIONI I TYRE, MBIKOMBËTAR

TË FUNDIT

Në vigjilje të ditës së 24 majit, Ditës së Shën Cirilit dhe Metodit, Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministri i Arsimit Arbër Ademi dhe Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi morrën pjesë në organizimin kushtuar Shën Cirilit dhe Metodit.

“Kjo letër e re duke ju falemderuar linguistikës së jashtëzakonshme të kreatorit të saj, shën Kirili. Me besnikëri I ndan veçantitë e fonetikës sllave dhe njëkohësisht u jep vulë të rëndësishme edhe simboleve të krishtere. Qëllimi i nismës së tyre është që Bibla të jetë në dispozicion të të gjithë sllovenëve. Misioni i tyre atë kohë kishte rol mbi kombëtar, bindës dhe qytetërues”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Për kultin dhe veprën e Cirilit dhe Metodit, foli edhe profesori i gjuhës nga Fakulteti Filologjik në Universitetin Bllazhe Koneski, Ljudmil Spasov.

“Në 1980 Jovan Pavlevi i dytë, papa i parë me prejardhje sllovene i emëroi si mbrojtës të Evropës dhe pas këtij emërtimi, I vendosi aty ku edhe e kishin vendin. Në themelet e kulturës Evropiane nga kohrat më të kashta deri më sot. Nga atëher deri më sot Vatikani ju drejtohet besimtarëve edhe në gjuhën maqedonase. Kulti i Shën Cirilit dhe Metodit, nuk festohet vetëm tek maqedonasit por edhe tek popujt tjerë në rrethinë”, potencoi Ljudomil Spasov, profesor.

Përpos ministrit Bekteshit dhe Ademi, në sallë në fillim të organizimit, u paraqit edhe zv/kryeministri Bujar Osmani, por më vonë, ai u largua. Ndryshe, kjo ditë konsiderohet si ditë kombëtare feste, si në Maqedoni, ashtu edhe në Bullgari.

Përgatiti: Mevludin Imeri