Në Shtip dhe në Pllasnicë ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme lokale. Të drejtë vote këtë të premte kanë personat e infektuar me Covid19 dhe ata në vetizolim. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njofton se në Shtip janë paraqitur 12 votues për sot, ndërsa në Pllasnicë asnjë. Për këtë arsye në këtë komunë nuk ka pasur votime.
“Të gjitha aktivitetet më janë të kryera, gjatë ditës së djeshme komisionet komunale e pranuan materialin për realizimin e këtyre zgjedhjeve, ndërsa sot në Komunën e Shtipit vijon votimi i personave të cilët janë pozitiv me Covid19 ose u është dhënë masa e vetizolimit”, theksoi Admir Shabani nga KSHZ.
Për nevojat e votimit me kushte të reja, nga komisioni zgjedhor në Shtip ishin dy ekipe zgjedhore mjekësore që kryenin votimin. Prej atje thonë se votimi është zhvilluar pa probleme.
“Marrë parasysh përvojën tonë dhe punën e përditshme, shpresojmë që gjithçka të kalojë në rregull”, tha Ton Vançe Berkov – Kryetar i Këshillit të veçantë vendor.
Nesër votojnë 133 persona të sëmurë dhe të pafuqishmit, si dhe të burgosurit dhe personat në shtëpitë geriatrike. Të dielën, 77 qendrat e votimit hapen në 7 të mëngjesit dhe mbyllen në 7 të pasdites.
Në garën për njerëzit e parë në Shtip dhe Pllasnicë, hyjnë shtatë kandidatë, pesë për Shtip dhe dy për Pllasnicë. Në këto dy komuna do të zgjidhen kryetarë të rinj pasi ata të mëparshmit kanë dhënë dorëheqje për shkak se kanë marrë pozita tjera. Të dielën 41.708 votues nga Shtipi dhe 4953 nga Pllasnica kanë të drejtë vote. Deri të dielën kur mbyllen kutitë e votimit, vendi është në heshtje zgjedhore.
