Dita e dytë e protestës para Ministrisë së Financave! Hotelierët kërkojnë ndihmë të njëhershme financiare

TË FUNDIT

Dita e dytë e protestës së Odës turistike- hotelierike para Ministrisë së financave. Sot iu bashkëngjitën edhe kontabilistët. Siç thonë, shteti i ka harruar edhe për pakon e gjashtë, transmeton TV21.

Nën moton “A do të mundeni”, i thirrën institucionet kompetente që ta sigurojnë ndihmën financiare që e kërkojnë. Kërkohet ndihmë e njëhershme financiare për objektet e regjistruara hotelierike të cilat mbi një vit kanë ndalesë për ta kryer veprimtarinë e tyre primare, me dekret të Qeverisë.

Përndryshe dje qeveria e prezantoi pakon e gjashtë të masave ekonomike me të cilën janë të paraparë  9,9 milionë euro ndihmë financiare për rreth 6 mijë hotelierë të cilët punësojnë 17 mijë qytetarë.