Dita e dytë e debatit për Gjykatës Kushtetues/ Pushteti nuk ka interes të dëgjojë për kandidatët e VMRO-DPMNE-së

TË FUNDIT

Në ditë në e dytë të debatit për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues po diskutohet mbi kandidaten e propozuar nga VMRO-DPMNE, Rodna Zhivkovksa. Deputeti Antonio Milloshovski prezantoi biografinë e saj. Tha se është juriste e dëshmuar, me kredibilitet dhe më përvojë shumëvjeçare.

 “Profesoresha Rodna Zhivkovska ka publikuar analiza, vepra dhe hulumtime jo vetëm në revista shkencore maqedonase që e trajtojnë sferën juridike, por edhe në revista ndërkombëtare. Veprat e saja janë botuar edhe në vendet e rajonit pa dallim se a bëhet fjalë për Serbinë, Slloveninë, Bullgarinë ose vendet tjera”- deklaroi Antonio Milloshovski, Deputet I Vmro-Dpmne.

Deputeti nga radhët e LSDM-së, Martin Kostovski tha se askush nuk e konteston faktin që profesoresha Zhivkovska është profesioniste në fushën e saj, megjithatë sipas tij deputetët e VMRO-DPMNE po fshehin një fakt, që ajo është donatore e VMRO-DPMNE-së dhe nuk është kandidat apolitik.

 “Nëse jemi të sinqertë në pjesën se qëllimi jonë duhet të jetë gjyqësor i pavarur dhe profesional, duhet të jemi të sinqertë deri ën fund, prandaj replika ime ndaj koleges Dejançe do të jetë në pjesën që ndoshta me qëllim ose pa qëllim lëshoi ta kumtoi informacionin opinionit publik se profesoresha Rodna Zhivskoska është donatore e VMRO-DPMNE. Më 14 shkurt 2020 ajo ka dhuruar 25 mijë denarë në llogari të partisë VMRO-DPMNE”- pohoi Martin Kostovski, Deputet I LSDM-Së,

Pushteti nuk kishte shumë interes për të diskutuar mbi kandidaten. Në sallën e Komisionit ishin të pranishëm 1 ose 2 deputet nga shumica parlamentare. Kjo sipas opozitares VMRO-DPMNE është tregues se do të zgjidhen vetëm kandidatë e propozuar nga pushteti.

 “Dua të shpreh zhgënjimin tim sepse askush nga deputet e pushtetit nuk është i pranishëm për të dëgjuar debati, as anëtarët e as zëvendësit e Komisionit për Emërime dhe Zgjedhje, përveç njërit, Martinit dhe kjo është edhe një dyshim se ky komision përsëri do të zgjedh gjykatës që do të gjykojnë sipas vendimeve të partisë dhe jo sipas të drejtës kushtetuese”- tha Jovan Jauleski, Deputet I VMRO-DPMNE.

VMRO-DPMNE edhe sot insistoi që kandidatët e propozuar të vijnë dhe personalisht të prezantohen para anëtarëve të Komisionit kuvendor, pasi që kandidati tanimë i konfirmuar i LSDM-së, Fatmir Skender në biografinë e tij nuk e ka as foton e tij dhe opinion publik as nuk e njeh se kush është ai. Nga komisioni duhet të konfirmohen edhe dy kandidatë të tjerë nga gjithsej 9 prej tyre dhe më pas me më së paku 61 vota “për” të votohen nga ana e Kuvendit.