Dita e dytë e debatit kuvendor për Ligjin e regjistrimit

TË FUNDIT

Deputetët në Kuvend sot e vazhduan  debatin  për Ligjin e regjistrimit, me ç’rast   ato nga  shumica qeveritare dhe opozita  mbetën  në qëndrimet që i paralajmëruan  partitë e tyre amë. Deputetët e VMRO-DPMNE-së sërish  nxorën qëndrime pse duhet të tërhiqet Ligji dhe të anulohet regjistrimi, ndërsa ato të LSDM-së dhe  partive tjera qeveritare mbetën në pohimet se  nuk do të ketë keqpërdorime dhe se regjistrim do të ketë.

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova konsideron se Ligji për regjistrim të popullatës është me shumë mospërputhje dhe në të  nuk janë futur rregulloret dhe standardet e Bashkimit Evropian dhe Eurostat, ndërsa njëkohësisht, sipas saj,  bëhet edhe keqpërdorim i flamurit evropian nga ana e shumicës qeveritare. Titulli i Ligjit, konsideron Siljanovska Davkova,  nuk përputhet me atë që do të nënshkruhet.

“Dëgjoj në televizion,  jo gjatë debatit, nga drejtori se si flet  në Alsat për popullatë rezidente dhe jorezidente,  por e rilexova disa herë ligjin dhe nuk mund të shoh  klasifikime të tilla. Me siguri do të jetë në metodologjinë,  por edhe ajo nuk është dhe do ta marrim një muaj  pas sjelljes së ligjit,  kështu që unë ju referoj në  përvoja tjera të shikoni se si përvojat metodologjike janë së bashku në pakon me ligjet, me sqarime serioze, me të gjitha instrumentet e tajmingut të afateve  dhe ngjashëm”, tha Siljanovska  Davkova.

Sipas saj, nevojitet arsyetim serioz për atë se si do të realizohet regjistrimi që të mos ketë mosbesim në proces.

Siljanovska Davkova vlerësoi se “sërish keqpërdoret  flamuri evropian”, në ndonjë ligj, duke shtuar se  në dy muajt e fundit pothuajse 20 ligje që ishin sjellur  ishin me flamur evropian.

Deputetja Vjollca Ademi nga BDI-ja ka replikuar  se metodologjia  nuk është përfshirë në ligj, sepse është pjesë profesionale dhe me ligj nuk mund të rregullohet. Sa i përket regjistrimit të diasporës,  Ademi theksoi se  duke filluar nga fakti që diaspora jep mbështetje të përhershme politike dhe ekonomike në atdheun e tyre dhe duke e marrë parasysh kontributin e tyre, “nuk mund të zhvillojmë proces që nuk përputhet me realitetin.

Siljanovska Davkova replikoi se regjistrimi duhet ta  konfirmojë pasqyrën reale. “Popullata,  mendohet  popullata rezidente. Pse? Që të planifikoni ekonomi, mbrojtje sociale, shëndetësi, arsim, politikë, duhet t’i dini  nevojat e njerëzve dhe strukturën këtu”, tha deputetja e VMRO-DPMNE-së opozitare. Ne, shtoi ajo, duhet të kemi kontroll se sa qytetarë tanë jetojnë në diasporë, por flasim për statistika.

Lidija Tasevska nga LSDM-ja theksoi se Ligji për regjistrim të popullatës,  amvisërive dhe banesave në vitin 2021 është ligj shumë i rëndësishëm dhe se me të dhënat e regjistrimit  do të krijohen politika zhvillimore, planifikime makroekonomike, hulumtime shkencore dhe të tjera dhe  operacione statistikore.

Sipas saj, Republika e Maqedonisë së Veriut ka mungesë të të dhënave cilësore statistikore, ndërsa me këtë ligj mundësohen kushte për operacion të pavarur statistikor. Ajo theksoi se regjistrimi do të bëhet me profesionalizëm të rreptë, ndërsa do të realizohet nga Enti Shtetëror për Statistikë.

Tasevska përgënjeshtron se  do të nënshkruhet vetëm me dhënie të numrim të amzës, duke potencuar se do të bëhen krahasime me bazat e të dhënave  të shumë institucioneve.

Debati kuvendor për Ligjin e regjistrimit të popullatës për vitin 2021 vazhdon pas pushimit të rregullt prej një ore.