Mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell

TË FUNDIT

Sot moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Në disa vende do të ketë kushte për paraqitje të motit të paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior, e cila përgjatë luginës së Vardarit do të arrijë shpejtësi deri në 40 km/h.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 10 deri në 20°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 26 deri në 33°C.

Shkup, paradite moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell, ndërsa pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë reshje të rrëmbyeshme shiu.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë në 17°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 34°C.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), në ditët në vijim pritet një periudhë me mot kryesisht të qëndrueshëm dhe më të ngrohtë. Gjatë ditës do të ketë vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, përveç të dielës, kur parashikohen reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, kryesisht nga drejtimi verior.