Gjatë 24 orëve të fundit në Çeki janë regjistruar 8.618 persona me korona virusin e ri, që është për rreth 3.300 më tepër të infektuar në krahasim me ditën paraprake.
Kjo është dita e katërt me radhë e numrave rekordë të personave të sapoinfektuar me Kovid-19. Në Çeki gjithsej nga pasojat e kovid-19 kanë vdekur 905 njerëz.
Nga dita e hënë të gjitha teatrot, kinematë, muzeumet, galeritë dhe manifestimet sportive janë mbyllur në dy javë, me qëllim që të pengohet përhapja e koronavirusit.
