Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll mbrëmë në Shkup pësoi disfatë tronditëse prej 3:2 ndaj Ukrainës, edhe pse me kryesonte 2:0 me golat e Bardhit dhe Elmasit, përcjell TV21. Tashmë sot përfaqësuesja u nis nga aeroporti i Shkupit drejt Anglisë, ku të hënën më 19 qershor në Old Trafford do të luajë ndeshjen e tretë në kualifikueset për Kampionatin Evropian.
Maqedonia deri më tani ka pasur një humbje ndaj Ukrainës dhe një fitore ndaj Maltës, ndërsa Anglia ka shënuar tri fitore në tri ndeshje, ndaj Ukrainës, Maltës dhe Italisë.
