Disa rrugë përplot me gropa në Tetovë/ Kasami pret tenderin, thotë se ka ndarë 300 mijë euro

TË FUNDIT

Disa rrugë nëpër Tetovë vazhdojnë të jenë përplot me gropa. Siç po shihen në këto pamje rrugët të dëmtuara janë edhe në lagjen e Vardarit.

Banorët që jetojnë këtu thonë se ka vite që rrugët janë në këtë gjendje. Sipas tyre 20 vjet aty nuk është bërë asnjë ndërhyrje.

“90% janë të dëmtuara. Unë jam në rrugën ‘Vllezërit Milladinov’ ama gjithkund është e njëjtë, kanë filluar të prekin nga pakë si macet kur gërvishtin.”

“i dëmtojmë veturat. Unë besoj se kjo rrugë është shumë e frekuentuar edhe besoj se udhëheqësia  e komunës do gjejë mënyrë që ta asfaltojë pas 20 viteve.”

“Katastrofë. Besoj por nuk ma  merr mendja. Këtë vite ndoshta edhe më shumë është kështu. Edhe nuk rregullohet, zor se do rregullohet.”

Kryetari i Komunës Bilall Kasami thotë se komuna është në fazën e  tenderimit të zgjedhjes së kompanisë për sanimin e gropave, ndërsa sipas tij për këtë vit janë ndarë 300 mijë euro.

 “Ne jemi në fazën e kompanive që do merren me mbushjen e gropave edhe sanimin e rrugëve. Në momentin kur do kemi në operator ekonomik, një kompani edhe nga momenti kur do kemi një kontratë me komunën do bëjmë një plan urgjent  për sanimin e rrugëve- deklaroi Bilall Kasami- Kryetar i komunës Tetovës.

Sa mjete janë ndarë?

Në bazë të informatave që kam janë, rreth 300 mijë euro në nivel vjetor për mbushjen e gropave dhe sanimin e rrugëve.”

Ndryshe në këtë periudhë kohore rrugët janë duke u sanuar me pllaka begatoni. Gjatë vitit 2021 komuna e Tetovës  ndau 7 milionë e 250 mijë denarë për sanimin e gropave, ndërsa  ai tender nuk u realizua në tërësi.