Për të punësuarit në qendrën tregtare “East Gate” sot nuk ishte një ditë e zakonshme. Sapo nisën me punë nëpërmjet altoparlantëve iu kërkua që ta lëshojnë objektin, pas një paralajmërimi për bombë. Sipas procedurave të sigurisë, qendra tregtare është evakuuar.
-Ka paralajmërim për bombë.
-Si u informuat?
-Nëpërmjet altoparlantit, nuk kishte panik dolën të gjithë dhe kjo është.
-Na thanë që ka bombë dhe të dalim jasht, kaq. Para gjysmë ore, 15 minuta aq ka.
A kishte panik?
-Jo, jo. Për 10 minuta të gjithë dolëm përjashta.
Një situatë e ngjashme ishte edhe në Stacionin Qendror Autobusëve dhe Herkurudhës. Shumë qytetarë po prisnin përballë që të udhëtonin drejt destinacioneve të tyre.
-Ku duhej të shkonit?
-Në Koçan.
-Edhe çfarë ndodhi?
-Ja nuk na lejojnë, ka paralajmërim për bombë dhe tani do të presim.
-Bombë ka. Paralajmërim për bombë, ikni.
-Para sa kohësh?
-Para një gjysmë ore. Tani nuk ka asgjë, stacioni është i zbrazët, na thanë gjithë të punësuarit jashtë, kjo është.
përveç se në East Gate Mall dhe Stacionit të autobusëve, MPB konfirmoi se kërcënime për mjete shpërthyese janë dërguar në adresën elektronike të shtatë shkollave të mesme në Shkup, në qendrën tregtare Biser, stacionin policor Qendër-Beko dhe ndërtesën “Flateron” në Kisella Vodë. Menjëherë janë marrë masat e nevojshme për evakuimin e sigurt të objekteve dhe janë kryer kontrolle antiterroriste, thonë nga MPB. Pas tre orëve, meqë policia konstatoi se kërcënimet janë të rreme, objektet e lartpërmendura vazhduan punë në pajtim me orarin e caktuar,.
“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve dhe më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga grupet e inspektimit antiterror dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”, thonë nga MPB.
Kjo nuk është hera e parë që në shkollat e kryeqytetit ka informacione të këtilla të rreme. Javëve të fundit shumë denoncime të rrejshme për bomba janë dërguar në adresë të shkollave të ndryshme dhe para dy ditësh për herë të parë një denoncim i tillë u bë për një institucion publik, siç është Banka Popullore. Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski tha se po punojnë që të zbulojnë kush po dërgon porosi me përmbajtje kërcënuese, ndërsa shtoi se qëllimi i sulmeve të tilla hibride është të krijohet shqetësim te qytetarët. Përndryshe disa ditë më parë MPB njoftoi se ka parashtruar kallëzim penal ndaj një të mituri nga Shkupi në lidhje me disa nga denoncimet për bomba në Shkup.
