Disa administratorë do të mund të punojnë nga shtëpia! Trençevska: Qëllimi është të zvogëlohen harxhimet e institucioneve

TË FUNDIT

Nuk do të ulen rrogat e administratorëve shtetërorë e as nuk do të zvogëlohet numri i administratorëve gjatë krizës energjetike, por ata që kanë mundësi të punojnë nga shtëpia nuk do të duhet të shkojnë në zyrë.

Këtë e tha ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska duke folur për një metodologji të re, sipas së cilës administratorët mund të punojnë nga shtëpia dhe kështu do të zvogëlohen harxhimet e institucioneve gjatë krizës.

 “Nuk thuhet se të gjithë duhet të punojnë me rotacion, ata që munden. P.sh. në Agjencinë për punësim ata që punojnë në sportel nuk mund të punojnë nga shtëpia, ata duhet të jenë të pranishëm nëpër zyrat e tyre për qytetarët . Ndërsa atje ku vetë procesi i punës lejon që të punohet nga shtëpia, mund të punohet nga shtëpia dhe rrogat nuk do të shkurtohen, por do të zvogëlohen harxhimet e vetë institucionit”, tha Jovanka Trençevska, ministër e Punës dhe Politikës Sociale .

Kryeministri për çështje ekonomike tha se nëse sillet ky vendim do të jetë për të gjithë sektorin publik, sepse në këtë kohë krize gjithçka është një mënyrë kursimi.

 “Është për të gjithë, për të gjithë sektorin publik. Një periudhë krize nuk është një periudhë llogaritjeje. Janë dhënë këshilla se çfarë duhet të bëjnë pushteti qendror dhe vendor dhe ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare. Nuk i drejtohet askujt personalisht. Gjithçka është një mënyrë kursimi në këtë periudhë”, theksoi Fatmir Bytyqi, kryeministër për Çështje Ekonomike.

Por megjithatë nga sindikata e punëtorëve druajnë se nëse administratorët do të punojnë nga shtëpia ata do të marrin rrogë më të vogël nga 10 deri në 30%.