“Sa kohë i duhet një studenti të gjejë punë pas diplomimit në Maqedoni – pyesim qytetarët se çfarë mendim kanë?”.
Shumë të rinj përballen me vështirësi të mëdha pas diplomimit. Në universitetet private, çmimi i studimeve lëviz mesatarisht nga 1.500 deri në 3.000 euro në vit, por shpesh mungojnë praktika e garantuar dhe vendi i punës. Për të sjellë zgjidhje, që pas diplomimit studenti ta ketë të garantuar vendin e punës, po shihet arsimi dual. Universiteti Heidelberg Shkup është ai që po ua mundëson këtë të rinjve.
“Kjo sepse ke dy përparësi, e para është se merr arsimim që është i dëshmuar nga një këshill shkencor gjerman, që nënkupton se ky është arsimim i cilësisë së lartë i nivelit universitar. Kjo është një pjesë. Pjesa e dytë është se përderisa je duke studiuar, je në një kompani, merr pagë nga kompania, mëson aty. Kështu që ke dy rrugë të mësimit, në praktikë dhe shkenca teorike. Kjo është shumë unike, prandaj mendoj se u tregojmë të rinjve rrugën për të zgjidhur sfidat me të cilat përballen”, tha Prof Dr. Ulrcih Zeitel, president i Bordit.
Përveç profesorëve nga Maqedonia, në Heidelberg ligjërojnë edhe profesorë gjermanë.
“Modeli gjerman i arsimit dual, tashmë në Shkup, po premton që studentët të mos presin diplomën për të filluar punën. Heidelberg Shkup – një kombinim i diplomës gjermane dhe praktikës që nga dita e parë”, raporton gazetarja e TV21.