Stefan Rap, ambasadori amerikan i ngarkuar për çështje të krimeve të luftës po qëndron në Kosovë.
Ai u takua me kryeministrin Isa Mustafa, por takimi ishte i mbyllur për gazetarët. Në këtë takim ishte e pranishme edhe ambasadorja amerikane Tracey Ann Jacobson.
Stefan Rap avokat i njohur është i ngarkuar për çështje të krimeve të luftës në Zyrën për Drejtësi Globale Penale në Departamentin amerikan të Shtetit./21MEDIA
