Në Bruksel vlerësojnë se tani është e qartë se deri në fund të vitit dhe përfundimit të periudhës së tranzicionit nuk do të jetë e mundur që të merren vesh dhe të ratifikohet marrëveshja me Britaninë e Madhe për Bregzitin.
“Afati i fundit për arritjen e marrëveshjes sipas gjitha gjasave është 31 dhjetori, por tani më e dimë se nuk ka mundësi që të merremi vesh dhe të bëhet ratifikimi në Parlamentin Evropian. Besoj se tashmë është vonë për këtë, tani duhet ta shohim se çka më tutje”, vlerësoi një diplomat i lartë i BE-së.
Përfaqësuesit në Bruksel theksojnë se po vijojnë bisedime intensive me Londrën dhe se ende priten rezultatet në formë të marrëveshjes për marrëdhëniet e ardhshme.
“Të shohim a do të arrihet kjo deri në fund të kësaj jave ose kurdo qoftë ose vallë do të ndodh kjo”, theksoi diplomati i BE-së.
