Diplomacia evropiane diskuton “dosjet e nxehta”

TË FUNDIT

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë ditën e sotme në Bruksel një takim nën drejtimin e kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Në këtë takim, ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së do të diskutojnë agresionin rus ndaj Ukrainës dhe zhvillimet e fundit në lidhje me Armeninë dhe Azerbajxhanin.

Gjithashtu, pjesë e axhendës së diskutimeve do të jetë edhe konflikti mes Izraelit dhe Hamasit.

Krerët e diplomacisë do të shkëmbejnë pikëpamjet mbi situatën në Izrael dhe rajon, dimensionin e politikës së jashtme të sigurisë ekonomike, siç bën të ditur edhe faqja zyrtare e Këshillit të Ministrave të Jashtëm.

Pas Këshillit të Punëve të Jashtme më 13 nëntor 2023, ministrat e BE-së do të marrin pjesë në takimin ministror BE-Ballkani Perëndimor së bashku me gjashtë ministrat e Jashtëm të partnerëve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbisë.

Takimi do të drejtohet nga Josep Borrell dhe pritet të fillojë në orën 17:30.