Vizitën zyrtare në Lubjanë, zëvendëskryetari për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov e rrumbullakoi me takimin me kryetarin e Republikës së Sllovenisë Borut Pahor, me të cilin në një atmosferë miqësore u shkëmbyen mendime për gjendjen aktuale të rajonit.
Bashkëbiseduesit u dakorduan se dështimi eventual i BE-së në arritjen e konsensusit për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut do të ketë implikime rajonale dhe për këtë arsye është i nevojshëm hapi vendimtari rrugës euro- integruese, me çka do të jepet shkëndi e re të politikës së zgjerimit.
Kryetari Pahor informoi zëvendëskryeministrin Dimitrov se me angazhimin dhe mbështetjen e tij të perspektivës evropiane për Maqedonisë së Veriut do ta riafirmojë në Samitin e ardhshëm Bërdo Brioni.
