Dimitrov me Varhejin: “Është i pamundur ta ruash perspektivën evropiane nëse BE nuk i përbush kërkesat”

TË FUNDIT

Këtë mëngjes në kuadër të vizitës dyditore në Athinë, Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov në Forumin Ekonomik Delfi, kishte fjalën e tij në panel së bashku me Euro-Komisionerin për fqinjësi të mirë dhe zgjerim, Oliver Varheji.

Në kuadër të debatit përkushtuar BE-së dhe Ballkanit Perëndimor “Realizimi i premtimit të shumëpritur”, u hapën çështjet për perspektivat për zbatimin e vendimit të vjetshëm të BE-së me të cilën u dha dritë jeshile për fillimin e negociatave aderuese për Maqedoninë e Veriut me BE-në, skenari për ndarjen e portofolit, marrëdhënies mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe pasojat e pasigurisë paszgjedhore për zhbllokimin e procesit, si dhe reflektimi i të gjitha këtyre çështjeve në kredibilitetin dhe integritetin e BE-së në rajon dhe globalisht.

Zëvendëskryeministri Dimitro theksoi se rëndësie e realizimit për fillimin e shumë pritur dhe të merituar të procesit të aderimit të Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, si një test serioz për të ardhmen e perspektivës evropiane në gjithë rajonin, por edhe seriozitetin e BE-së kur bëhet fjalë për procesin e zgjerimit.

Dimitrov: “Procesi i aderimit duhet të jetë proces i bazuar në merita, proces bazuar në performancë dhe mendoj që përfundimisht ta arrijmë kohën kur duhet të fillojmë procesin e vonuar të aderimit.

Bëhet e pamundur për ne ta mbajmë dhe të vazhdojmë ë bisedojmë për perspektivën evropiane para qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Mendoj se kjo reflekton deri në një shkallë edhe në vendet tjera të rajonit. Ka investim të madh edhe për BE-në, sepse u dhanë premtime dhe nëse këto premtime nuk përmbushen, kjo jep mesazh shume negativ.

Mendoj që ka edhe investim edhe për Bullgarinë dhe miqësisë mes qytetarëve dhe mes dy popujve, dy vendeve. Do të ishte shumë e natyrshme fqinjët tanë të cilët gjithashtu janë vende-anëtare të BE-së të kenë interes të madh për Maqedoninë e Veriut, për tregim të suksesshëm në fqinjësinë e tyre.

Dhe mendoj që nga kjo perspektivë duhet ti qasemi dhe ta revitalizojmë angazhimin me Sofjen. Duhet të mundohemi ta shfrytëzojmë momentin, të gjejmë mënyrë ta tejkalojmë pengesën dhe këtë e shoh si skenar i fitores së përbashkët ose humbje të përbashkët. Nuk kemi skenar ku Bullgaria fiton, ndërkaq Maqedonia e Veriut humb. Të dy vendet jemi humbës, ose të dy vendet jemi fitues, po ashtu edhe BE është në të njëjtën shportë.”

Vo toj kontekst, Dimitrov potencoi se procesi i bashkimit të kontinentit evropian me doemos të rrumbullakohet me integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, si një rajon që gjeografikisht është i rrethuar me vendet anëtare të BE-së, por edhe për arsye të interesave të përbashkëta ekonomike, politike dhe të sigurisë.

“Ne jemi gjeografikisht në kuadër të BE-së, rajoni gjithashtu ka potencial ekonomik, me tregti të papërdorur ¾  e Ballkanit është me treg të përbashkët evropian, ¾ IDH që vinë në rajon janë nga kompanitë që vinë nga vendet anëtare të BE-së.

Ky është një rajon që ka politikë të përbashkët të sigurisë me Evropën dhe kriza e migrantëve tregoi sa Ballkani Perëndimor është me të vërtet është pjesë e integruar e Evropës, për çka edhe ekziston nevoja që rajoni dhe pjesa tjetër e Evropës bashkërisht të ballafaqohen me sfida të ndara të sigurisë. Për të gjithë do të jetë mirë – që vendeve anëtare, njerëzit e Evropës dhe njerëzit e rajonit, të cilët gjithashtu janë evropian në shumë mënyra, nëse ky rajon në përgjithësi është i harmonizuar, në përgjithësi i integruar dhe nëse investojmë që të kemi konvergjencë ekonomike edhe këto vende të bëhen demokrat të mëdhenj evropian, me prosperitet ekonomik.”

Euro-Komisioneri Varheji përsëriti pozitën e Komisionit Evropian se Maqedonisë së Veriut  i përmbushi gjitha kushtet për fillimin e negociatave aderuese me BE-në dhe se procesi i zgjerimit duhet me vendosmëri të ecë përpara.