Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitroв sot në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se historia duhet t’u lihet historianëve, ndërsa politikanët duhet të merren me të tashmen dhe të ardhmen.
“Ideja e marrëveshjes ishte që t’ia lëmë historianin historianëve, në mënyrë që ne të merremi me të tashmen dhe të ardhmen. Le t’i zgjidhim çështjet bilaterale në mënyrë bilaterale, pa qenë ato pengesë në rrugën për në BE”, shkroi Dimitrov.
Më tej thekson se gjuha dhe identiteti maqedonas nuk mund të jenë pengesë për integrimin në Union.
“Gjuha dhe vetëvendosja maqedonase, shtetësia dhe identiteti nuk mund të jenë pengesë për integrimin në Union i cili e respekton diversitetin kulturor dhe gjuhësor si vlerë themelore dhe as nuk mund të jenë pengesë për miqësinë e vërtetë, sepse gjithmonë bazohet në respekt të ndërsjellë. Ky është qëndrimi im parimor, kjo është një betejë jo vetëm për thelbin maqedonas, por edhe për thelbin e vlerave evropiane, nga të cilat nuk ka devijim”, nënvizon Dimitrov.
Ka shtuar se “ky është ” ‘virusi’ i pavdekshëm i idealeve” kundër të cilit kot kërkohet ‘vaksinë’.
Një pjesë e mediave bullgare disa ditë më parë theksuan se zëvendëskryeministri Dimitrov është në një farë mënyre përgjegjës për “propagandën anti-Bullgare” në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe se ai është “më i rrezikshëm se koronavirusi”.
