Dimitrievski në Daily Click: Një nga arsyet e bashkëpunimit me Mickoskin është premtimi për ndihmë për komunat

TË FUNDIT

Kryetari i Komunës së Kumanovës dhe kryetar i Partisë ZNAM, Maksim Dimitrievski në emisionin Daily Click në TV21, tregoi edhe arsyet e bashkëpunimit me Hristijan Mickoskin. Dimitrievski tha se një nga arsyet është premtimi i Mickoskit për ndihmat për komunat.

“Kam biseduar me Mickoskin, i cili paralajmëroi ndihmë direkte për komunat. Dhe kjo është një nga arsyet e bashkëpunimit”, u shpreh Dimitrievski në Daily Click në TV21.