Dimitrievski nuk ka respektuar izolimin? ISSH nis mbikqyrje ndaj institucioneve shëndetsore në Kumanovë

TË FUNDIT

Ka rezultuar pozitiv me korona dhe është dashur të qëndrojë 14 ditë i izoluar, por Kryetari i Kumanovës Maksim Dimitrievski nuk ka duruar, duke mos i besuar testet e Ministrisë së Shëndetësisë, dikaster të cilën e udhëheq partia e tij, ka shkuar edhe në dy spitale tjera në Shkup për tu ritestuar, ku ka dalë se është negativ ndaj Covid-19. Nga Inspektorat Sanitar dhe Shëndetësor thonë se pacienti që është në izolim nuk guxon të dalë nga shtëpia, përveç nëse i përkeqësohet gjendja. Kjo nënkupton që Dimitrievski ka thyer protokollin, e drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor Irina Sotirova Buhova tha se kanë nisur mbikqyrje ndaj istitucioneve shëndetësore të cilat janë përfshirë në rrugëtimin e Dimitrievskit deri në Shkup.

“Protokolli i mjekimit të personave Covid-pozitiv, të cilët me vendim të Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor janë vendosur në izolim shtëpiak është i qartë dhe preciz. Nuk mund të ndërptitet procedura der sa nuk përfundon vendimi. Personi që ka marrë vendim nga Inspektorati Shëndetësor qëndorn në zloim shtëpiak deri sa nuk kalojnë 14 ditë, e atëherë mund të nis procesi i testimit nëse ka rezultat negative ose poztiv’, tha Irinka Buhova, Inspektorati Sanitar Shëndetësor.

Dimitrievski nuk u deklarua para kamerës dhe nuk sqaron se përse është testuar në klinika private, por tha se ka respektuar të gjitha protokollet shëndetsore dhe është në komunikim të vazhdueshëm me mjekun amë. Ndonëse mbrëmë kërkoi që t’i ndërptitet izolimi atij dhe familjes së tij, sot tha se do të vazhdojë të qëndrojë në shtëpi edhe një javë.

E në lidhje me rezultatet e ndryshme të cilat nuk korrespondojnë, nga Instituti për Shëndet Publik, të cilët janë përgjegjës për rezultatet e Covid-19 për TV21 thonë se nuk bëhet fjalë për asnjë gabim. Diferenca mes testit të parë që Instituti ka realizuar dhe laboratoret tjera është 10 ditë, nëse tani pacienti ka dal negativ, kjo nuk  hedh poshtë rezultatet tona se ka qenë pozitiv.

Instituti i Shëndetit Publik:

Testimi që është bërë në laborator tjetër pas 10 ditësh, më 22 prill, i cili ka rezultuar negativ, nuk hedh poshtë tëstin e mëparshëm të realizuar në laboratorin tonë. Kjo nënkupton rrjedhën e natyrës së infeksionit dhe se kryetari është bërë negativ më 22.04.2020.

Kujtojmë që më datë 16 prill Kryetari i Kumanovës vetë deklaroi se është pozitiv me Koronavirus e kjo pasi mëngjesin e po kësaj date i kishin arritur rezultat e bëra nga Qendra për Shëndetit Publik, Kumanovë. Megjithatë një ditë para se ta kuptojë rezultatin, më 15 prill, në vizitë në Shtabin e krizës në Kumanovë kishin qëndruar Kryeministri teknik Oliver Spasovski, bashkë me zëvendësin e tij Bujar Osmani si dhe ministrat Arbër Ademi e Venko Filipçe. Të gjithë funksionarët qeveritar janë testuar dhe kanë rezultuar negativ ndaj Covid-19, por do te vijojnë në izolim edhe një javë sipas protokollit shëndetësor.