Kandidati për president nga Lëvizja “ZNAM”, Maksim Dimitreivski në Click Plus në TV21 tha se është kundër idesë që presidenti i shtetit të zgjidhet në Kuvend. Dimitrievski tha se përmes votimit të drejtpërdrejtë, sovrani ia dorëzon përfaqësimin presidentit.
“Jam kundër ndryshimit të Kushtetutës në pjesën e zgjedhjes së presidentit sepse i njëjti e tërheq peshën si institucion në shtet pikërisht nga sovrani që ia jep votën, këtu e tërheq sovranitetin nga qytetarët. I llogaritur nga numri i përgjithshëm, gjithmonë ka më tepër numër të votave në krahasim me cilëndo parti politike të shumicës në Kuvend, që do të thotë me të drejta të plota, në emër të qytetarëve i përfaqëson dhe gjithmonë mund të jetë korrigjues edhe i pushtetit edhe i opozitës”, tha Dimitrievski në Click Plus.
