Dikur vendkalim, tani vetëm pikë kontrolli! Gjysmë shekulli pritet hapja e pikëkalimit “Markova Nogë”

TË FUNDIT

Gjysmë shekulli banorët e Prespës presin që të ngritët ky tra dhe të hapet pikë kalimi kufitar “Markova nogë”.

 “Kjo është pika e fundit e jugut të shtetit, për të shkuar më tej duhet leje e veçantë për të lëvizur, ndërsa fshati më i afërt në anën greke është vetëm 4 kilometra larg”, Jovica Paunoski – gazetar TV21.

Dikur ishte vendkalim, tani vetëm pikë kontrolli i policisë kufitare. Janë këtu që prej vitit 2004 kur Armata u tërhoq me transformimin e shërbimeve të mbrojtjes.

 “Kjo është pika më jugore e jugut. Ky gur, është guri i kufirit 177 që e mbulon stacioni policor për mbikëqyrje kufitare “Markova nogë”. Dikur, kur pika ka punuar, këtu kanë kaluar këmbësore dhe me biçikleta, produktet nga Prespa i merrnin dhe i shisnin në Lerin, nga ana greke vinin këtu, në atë periudhë janë lidhur edhe mjaft martesa”, tha Hristina Kokarevska – Komandante në “Markova Nogë”.

Policia jonë e ruan gjithë këtë pjesë, sepse nga pala greke patrullat janë afër vetëm deri tek vendi i parë i banueshëm dhe rrallë futen në zonë ndërkufitare.

 “Stacioni policor tek ne punon 24 orë, vazhdimisht bëjmë kujdestari, përderisa nga ana greke Armata patrullon përmes vijës kufitare, e cila gjenet në fshatin Robi dhe vijnë patrulla, jo shpesh, kontakt me ta nuk kemi”, shtoi Hristina Kokarevska – Komandante në “Markova Nogë”.

Kalimet ilegale janë të rralla, por që të mos ndodhin, pjesa tjetër e pikëkalimit është e rrethuar me tel me gjemba. Por të shpeshtë janë turistët të cilët vijnë në vijën kufitare, në përpjekje për të kaluar në Greqi.

 “Shumë shpesh kemi turistë nga ana jonë dhe nga Republika e Greqisë që vijnë këtu, sepse në GPS u tregon se ekziston dhe punon pika kufitare “Markova nogë”. Për fat të keq e kemi patjetër t’i kthejmë dhe i drejtojmë për në pikën kufitare “Mexhitli” që është më e afërta”, u shpreh Hristina Kokarevska.

Deri para 2 viteve nga pala greke janë ndërmarrë disa punë ndërtimore.

 “Ushtria nga pala greke e ka rrafshuar, tamponuar dhe zgjeruar rrugën. Do me thënë diçka punohet për hapje sa më të shpejtë të kufirit”, deklaroi Hristina Kokarevska – Komandante në “Markova Nogë”.

Në vend të 2 kilometrave deri tek fshati më i afërt Robi në anën greke, prespanët duhet të kalojnë 150 kilometra, gjegjësisht të shkojnë në “Mexhitli” të Manastirit.

 “Nga ana jonë punohet në infrastrukturën rrugore. Deri tek pikëkalimi të çon rruga me dy korsi, ku tashmë janë ndërtuar pika karburanti dhe objekte gastronomike. Ajo që pritet është që Greqia të bëjë një hap drejt “Markova Nogës”, Jovica Paunoski – gazetar TV21.

Mbyllja e pikës kufitare është bërë pa një shpjegim zyrtar dhe me vendim të njëanshëm të Greqisë në vitin 1967, por banorët e Prespës dyshojnë se kjo është bërë që të ndërpritet komunikimi mes dy anëve, që në të shumtën e rasteve kanë lidhje familjare.

Emri i pikës kufitare vjen nga një legjendë, e cila thotë se Mbreti Marko duke dashur që ta shohë Liqenin e vogël të Prespës, është ngjitur në këtë gur dhe ka kenë gjurmë të këmbës së tij. Kjo legjendë tërheq edhe turistë.

 “Në përputhje me marrëveshjen e dy vendeve, përveç “Markova nogës” në Prespë, duhet të hapet edhe pika kufitare mes Promahojit në anën greke dhe Majdenit në Kavadar. Me këto vendkalime të reja krijohen kushte për bashkëpunim edhe më të madh, për zhvillim lokal dhe ekonomik dhe bashkëpunim ndërkufitar. Jovica Paunovski, TV21, “Markova nogë”, Prespë”, Jovica Paunoski – gazetar TV21.