Digjen dy shtëpi në Vicë të Tetovës!

TË FUNDIT

Dy shtëpi dhe tre kasolle e dy familjeve nga fshati Vicë të Tetovës janë kapluar nga zjarri.

Viktima nuk ka ndërsa familjeve menjëherë në ndihmë iu kanë dalë bashkëfshatarët të cilët kanë arritur të mbajnë nën kontroll zjarrin deri në ardhjen e zjarrfikësve.

Sipas pronarëve dëmet materiale janë të mëdha ndërsa shkaqet e zjarrit ende nuk dihen.

“Stalla është djegur, shtëpia brenda bashkë me ordenit është djegur. Për fat të mirë njerëzit janë të gjithë mirë. Me ndihmë e katundarëve të cilët i falënderoj nga zemra, arritëm ta ndalonim zjarrin”, deklaroi pronari i shtëpisë.

“ Dëm kam shumë, këtu kam pas disa gjëra, dy lopë shtatë tetë dhi,  20 pula, disa frigoriferë dhe një kuzhinë verore,  më janë djegur të gjitha gjërat”, deklaroi pronari.

Njësiti i zjarrfikësve me dy makina dhe shtatë zjarrfikës, kanë futur zjarrin në kontroll.

“Nga fryma e fortë, janë kapluar nga zjarri edhe katër objekte tjera. Arritëm në vendngjarje me dy makina kundër zjarrit dhe shtatë zjarrfikës shpëtimtar dhe filluam të japim maksimumin që zjarrin të fusim sa më shpejtë nën kontroll, pasi ekzistonte rreziku që zjarri të hapet edhe në objekte tjera”, deklaroi Uka Aliti – Komandant i NJTKZ – Tetovë.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë punonjësit e SPB-Tetovë dhe të Prokurorisë të cilët janë duke kryer hetimet dhe në ditët në vazhdim do të informojnë se cila ishte arsyeja e zjarrit që kaploi shtëpitë e fshatit Vicë.