Array

"Die Presse": Pse "Gjarpëri" nuk shkoi në Beograd?

Must Read

Memorandumi nuk do të ndikojë në negociatat?Holshtajn: Bullgaria t’i zgjidhë çështjet në mënyrë bilaterale

https://youtu.be/bpuDiX-k1bM Presioni i Bullgarisë përmes memorandumit deri te vendet anëtare të BE-së...

Ministri me premtime të njëjta, “Programi për ambient jetësor i mirë vetëm në letër”

https://youtu.be/2m6zRZ0jE5w Për ndotjen, shpëtimin e ambientit jetësor dhe ekologjinë e cila çdo...
- Advertisement -

“Die Presse” e përditshmja prestigjioze austriake ka bërë një analizë për refuzimin e Serbisë për të lejuar shkuarjen e zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Hashim Thaçi në Beograd. “Pavarësisht shkuarjes apo mos shkuarjes së “gjarprit” në Beograd, ai ka arritur që edhe njëherë të tronditë Serbinë, ndërsa brenda Kosovës të rikonfirmojë fuqinë e pakontestueshme “ shkruan kjo gazetë. Në këtë analizë thuhet se nëse Thaçi tani vërtetë do të udhëtojë apo nuk do të udhëtojë për në Beograd: vetëm me deklarimin e vizitës së tij, ish-kryeministri ka vënë veten në shtëpinë e tij edhe një herë si njeriun e fortë të skenës së vendit – dhe e solli në të njëjtën kohë në telashe Serbinë si mikpritës refuzues. Gazeta austriake shkruan se tani Serbia, pavarësisht vendimit të refuzimit apo mos refuzimit të vizitës së Thaçit në Beograd, është në pozitë të pafavorshme, sidomos në procesin e vështirë të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, që po zhvillohen në Bruksel. “Nëse Beogradi e ndalon vizitën ose lejon ta arrestojë mysafirin e padëshiruar, Serbia edhe një herë qëndron si kryeneçe penguese e paqes në procesin e vështirë të normalizimit. Në qoftë se Serbia lejon vizitën, i ka të garantuara protestat e dhunshme”, thuhet në këtë analizë. Gazeta shkruan se ndryshe nga Serbia, Kosova ka treguar angazhim për paqe dhe ka garantuar sigurinë e presidentit serb Tomislav Nikoliq dhe kryeministrit Aleksandar Vuçiç gjatë vizitave në Kosovë. “Die Presse” shkruan se gjyqësori serb kërcënon dhe publiku serb po vlon në Serbi. “Ekzekutuesi nuk ka vend në Beograd!”, reagoi me zemërim tabloidi serb “Alo!”. “Gjarpri nuk mund të largohet nga provokimet”, e inatosur reagoi edhe gazeta “Blic”. “Thaçi duhet së pari të dëshmojë në gjykatë, se ai nuk ishte i përfshirë në krimet e kryera kundër serbëve. Pastaj, ai mund të vijë në Beograd”.

- Advertisement -

Memorandumi nuk do të ndikojë në negociatat?Holshtajn: Bullgaria t’i zgjidhë çështjet në mënyrë bilaterale

https://youtu.be/bpuDiX-k1bM Presioni i Bullgarisë përmes memorandumit deri te vendet anëtare të BE-së të ndikojë që interpretimet bullgare...

Ministri me premtime të njëjta, “Programi për ambient jetësor i mirë vetëm në letër”

https://youtu.be/2m6zRZ0jE5w Për ndotjen, shpëtimin e ambientit jetësor dhe ekologjinë e cila çdo ditë e më shumë është...

Konfirmohen dënimet me burg për “Tankun”, Jankullovska do të shkojë në burg, Gruevski mbetet në Budapest

https://youtu.be/1gIbSTVFia4 Refuzohen ankesat e tre të dënuarve për blerjen e Mercedesit luksoz prej 600 mijë eurove –...

“Stop Rusino” kërkon mbylljen e deponisë, Nuredini: Edhe për disa vite Rusino e hapur!

https://youtu.be/RCGqvEZnlp8 Deponia Rusino vazhdon të jetë e bllokuar  nga aktivistet e lëvizjes “Stop Rusino” Kërkojnë që kjo...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -