Dibra dhe Qendër Zhupa dalin nga gjendja e krizës, për dy komunat vlejnë masat e njëjta si në të gjithë shtetin

TË FUNDIT

Nga dita e sotme, Dibra dhe Qendra Zhupa nuk janë më në gjendje krize për shkak të koronavirusit. Me propozim të Shtabit kryesorë , Qeveria ka vendosur heqjen e të gjitha masave shtesë që ishin vendosur për këto dy komuna. Tani për Dibrën dhe Qendrën Zhupa vlejnë masat e njëjta si në të gjithë shtetin.

“Qeveria e vendit me propozimin e Shtabit kryesorë vendosi sot që të shfuqizojë të gjitha masat shtesë të parashikuara për territoret e lartpërmendura për dy komunat, të cila ishin në fuqi qysh më datën 13 mars kur hyri në fuqi gjendja e krizës e shpallur për një periudhë 30 ditore”, tha Agron Buxhaku, Qendra për Menaxhim me Kriza.

Agron Buxhaku, nga Qendra për Menaxhim me Kriza tha se Dibra dhe Zhupa të vështirën e kaluan.

“Nga aspekti epidemiologjik shpallja e gjendjes se krizës kontribuoi në faktin se 9 ditët e fundit nuk kemi asnjë rast të ri të infektuar me koronavirus. Bilanci I tanishëm shpresojmë të jetë edhe përfundimtar,  është që nga 49 pacient konfirmuar me Covid 19, 16 janë shëruar, 4 kanë ndërruar jetë fatkeqësisht, 8 janë në pritje të rezultateve të testit të dytë, kurse 29 pacient janë në trajtim shtëpiak”, tha Agron Buxhaku, Qendra për Menaxhim me Kriza.

Buxhaku shprehu falënderime për pushtetin lokal, për armatën, policinë dhe të gjithë autoritete që kanë ndihmuar në mbajtjen e gjendjes stabile.

Në Dibër dhe Qendrën Zhupa, hyrjet dhe daljet kanë qenë të ndaluara. Nëpër qytete kanë qarkulluar vetëm vetura të policisë, ushtrisë dhe urgjencës.