Në Komunën e Dibrës deri në ora 13:00 ka dalje më të madhe krahasuar me raundin e parë zgjedhorë për 3,8 për qind.
“Nga gjithsej 19.211 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore, deri në orën 13:00 e kanë ushtruar të drejtën e votës 3.520 qytetarë ose 18,3 për qind. Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale deri në ora 13:00 kanë votuar 2.981 persona ose 14.5 për qind”, tha Rilind Hasa, kryetar i KKZ -Dibër.
