Diamanti i bardhë mund të shitet në ankand për 30 milion dollarë

TË FUNDIT

Një diamant i bardhë 228-karatësh, i quajtur “Shkëmbi” dhe që është më i madhi në historinë e ankandeve, mund të arrijë vlerën e 30 milionë dollarëve gjatë shitjes që do të bëhet më 11 maj në Gjenevë të Zvicrës.Guri i çmuar është gjetur në një minierë të Afrikës së Jugut më shumë se dy dekada më parë dhe i është nënshtruar pastrimit dhe prerjes.Krahas tij, një tjetër diamant, me ngjyrë, do të shitet gjithashtu më 11 maj nga e njëjta shtëpi ankandesh, “Christie’s”.