Di Velt: BE-ja nuk do ta vendos Lukashenkon në listën e sanksioneve

TË FUNDIT

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandar Lukashenko nuk do të përfshihet në listën e sanksioneve të BE-së, kryesisht për shkak qëndrimit të Gjermanisë, si dhe Francës dhe Italisë, informon  “Di Velt”, duke cituar burimet e saj.

Berlini, Parisi dhe Roma thonë se “krahas të gjitha rrethanave, kanaleve të komunikimit me Lukashenkon duhet të hapen” sepse, sipas mendimit të tyre, përfshirja e tij në listën e zezë do të nënkuptojë ndërprerje të plotë të dialogut me Minskun. Në radhë të parë, shtetet baltike dhe Polonia ishin pro vendosjes së masave kufizuese kundër liderit bjellorus.

Në mes të gushtit, u bë e njohur se në lidhje me protestat në Bjellorusi, BE po shqyrton listën me 15-20 zyrtarë bjellorusë të cilëve do t’u ndalohej hyrja në territorin e Unionit dhe hyrja në sistemin bankar evropian. Sanksionet e BE-së kundër Bjellorusisë për shkeljen e të drejtave të njeriut ishin në fuqi nga viti 2004 deri në vitin 2016 dhe lista e zezë është zgjeruar dhe zvogëluar me kalimin e viteve. Në shtator të vitit 2008, Bashkimi Evropian i ngriu sanksionet, por më pas i vazhdoi dhe madje i intensifikoi ato pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2010.

Në takimin joformal në Berlin më 27 dhe 28 gusht, ministrat e punëve të jashtme të BE-së vendosën ta përfundojnë procedurën për sanksione kundër Bjellorusisë sa është e mundur më shpejtë.