Di Maio: Me rëndësi historike vendimi i BE-së për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

TË FUNDIT

Me rëndësi historike është vendimi i BE-së për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, tha ministri i Punëve të Jashtme i Italisë Luixhi di Maio pas takimit të sotëm me kolegun e tij grek Nikos Dendias, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor ishte midis temave për të cilat biseduan shefat e të dyja diplomacive.

“E mbështesim procesin e zgjerimit dhe kryesisht vendimin e Bashkimit Evropian të fillojë negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo është me rëndësi historike që besoj se kontribuuan edhe aktivitetet dhe përpjekjet  e vazhdueshme dhe të përbashkëta të Greqisë dhe Italisë”, tha ministri i Punëve të Jashtme të Italisë.