DHURATA PËR XHAFERIN KA NGJALLUR REAGIME, XHAFERI, NUK ISHTE HARTA E SHQIPËRISË SË MADHE

TË FUNDIT

Dhurata të cilën e mori kryeparlamentari Talat Xhaferi, nga një qytetar i Kosovës me emrin Aziz Morina në emisionin “KOJSHIA SHOW” ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik në vend. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, thotë se është i habitur me reagimet. Ai siguron se bëhet fjalë për një dhuratë të zakontë, e jo si pretendojnë portalet, për dhuratë e cila e imponon hartën e Shqipërisë Etnike.

“Ku shkruan se ajo është harta e Shqipërisë së Madhe? Së pari, unë si kryetar i Kuvendit kam marrë milionë dhurata, ndoshta sipas këndvështrimit tim edhe dhurata joadekuate. Kjo nuk duhet trajtuar kështu. Ai ishte një emision i zakontë në të cilin mora dhuratë dhe kjo nuk ka të bëjë me këtë që po trajtoni ju”, deklaroi Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Çka do të thotë ajo hartë?

“Është vizatuar një hartë, të cilin mund të jetë vizatuar siç e do. Së pari patë kush është njeriu i cili e dhuron. Është një qytetar i cili ka ndjenja emocionuese për funksionin tim dhe s’ka arsye pse të ngrihet bujë rreth kësaj”, theksoi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ishte i ftuar në emisionin “KOJSHIA SHOW” në RTV21, u kap në befasi nga 80 vjeçari Aziz Morina, i cili ia dhuroi një fotografi me hartën e Shqipërisë së Etnike, apo siç e kanë interpretuar popujt e tjerë Shqipërsië së Madhe.

Përgatiti: Zimer Jashari