“Dhunë psikike, bullizëm dhe fjalë fyese”, studentët ankohen nga profesoresha Besiana Mehmedi

TË FUNDIT

Studentët e fakultetit të artit muzikor në Tetovë ankohen për bullizëm dhe keqtrajtim nga ana e profesoreshës  Besiana Mehmedi.  Ata sot protestuan, ndërsa ka 3 javë që bojkotojnë  ligjëratat e profesoreshës në fjalë.

 “Dhunë psikike, bullizëm sistematik përmes  fjalëve fyese në çdo ligjëratë,  kërcënimi se do na kap për fyti dhe ndjekja se çfarë pëlqejmë  edhe çfarë shkruajmë në rrjetet sociale  nga ana profesoreshës Besiana Mehmedi, janë vetëm disa nga arsyet pse studentët e grupit të artit muzikor  në Universitetin e Tetovës  tash tre javë bojkoton ligjëratat në këtë lëndë”, tha Ardi Lena, student.

Në cilësinë e prindit në përkrahje të studentëve doli edhe Arifi Ziberi i Elitës 5.

“Çdo prind sjell fëmijën e vetë me sakrificat   veta për të studiuar dhe mësuar.  profesoresha në fjalë me vite të tëra e ka në gjak maltretimin  edhe ofendimin. Unë jam në rrjedha dhe e di, pasi  që e kam pasur  fëmijën dhe e kam edhe fëmijën tjetër. Kam ngritur, zërin kam shkuar edhe në fakultete të ngre këtë shqetësim.  Kam hasur në dyer të mbyllura, nuk e dijë se ­ku është puna edhe kam pyetur vetën vallë aq e fortë është kjo mbi çdo ligj edhe çdo etikë kjo”, tha Ziberi.

 “Kam qenë student që kam pritur katër orë për të mbajtur provimin dhe është shtyrë për dy javë. Vetë kam qenë i torturuar në mënyrë psikike  dhe mendoj se këta studentë kanë nevojë tash për përkrahje që pastaj  mos qajnë kur do ikin në perëndim, ose kur do ngelim pa studentë”, pohoi një ish student.

Dekani i fakultetit Nafi Jashari tha se studentët kanë të drejtë të protestojnë, ndërsa shtoi se rasti i profesoreshës është duke u shqyrtuar.

 “Kërkesat janë parashtruar para një jave. Ato janë në shqyrtim edhe në kuadër të statusit edhe në kuadër të komisionit disiplinor çështja është në shqyrtim. Komisioni disiplinor aktualisht ka mbajtur disa seanca dëgjimore edhe me profesoreshën  për të marr mendimet dhe për ta zgjidhë problematikën në fjalë”, tha Nafi Jashari – Dekani i Fakultetit të Arteve.

Për rastin ka reaguar edhe deputetja e ASH-së Ilire Dauti.

 “Për fat të keq, atë që flasin studentët  flitet  për mentalitetin e të punësuarave  të mbrojtur  që janë krijuar për 20 vite, atë që themi ne janë produkt i monizimit politik”, theksoi Ilire Dauti, deputete e ASh-së.

Profesoresha Mehmedi, në një deklaratë për media ka mohuar akuzat duke thënë se e  vërteta është krejtësisht ndryshe. Ajo ka thënë se nuk do të hyjë në debat me studentët pasi të gjitha që i ka pasur i ka dorëzuar ne organet kompetente!