Nëpunësi policor në mënyrë brutale ka rrahur një qytetarë në qendrën e Manastirit. Në video shihet si nëpunësi policor godet me shufre në kokë, e shtrinë për tokë dhe e shqelmon. Nga OJQ “Avaja” e cila e publikoi videon, thonë se ende nuk është i njohur identiteti i personit të rrahur.
“Videon na e ka dërguar një qytetar anonim nga Manastiri. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në qendër të Manastirit, afër postës. Këto janë është informacionet që i kemi marrë. Për fat të keq kjo i ngjan brutalitetit policor që ndodh në Amerikë”, tha Elvis Shaqiri – OJQ “Avaja”.
Elvis Shaqiri kërkon nga MPB dhe Prokuroria publike që të hetojnë rastin.
“Ne e dënojmë këtë akt, presim nga MPB që të shqyrtojë dhe sanksionojë nëpunësin policor me largim nga puna për shkak që policia në vend që të mbroj qytetarët, për shkak se ata paguhen nga ne dhe duhet të jenë në shërbim të qytetarëve, ata rrahin qytetarin e thjeshtë”, u shpreh Elvis Shaqiri – OJQ “Avaja”.
MPB tashmë po punon në këtë rast. Siç thonë, është konfirmuar identiteti i nëpunësve policor dhe me shumë gjasa do të mbajnë përgjegjësi për veprimin joprofesional të tyre.
“Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminele dhe standarde profesionale pranë MPB tashmë e ka konfirmuar identitetin e pjesëmarrësve në ngjarje dhe ndërmerr masa dhe aktivitete për zbardhje të plotë të rastit, për çka opinioni do të informohet”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Tani për tani nuk dihet arsyeja pse policia ka intervenuar dhe nëse personi është kundërshtuar gjatë përpjekjeve për arrestim eventual.
Nga OJQ thonë se ka pasur edhe raste të tjera në të cila është kryer dhunë fizike nga ana e policëve, por qytetarët kanë frikë të denoncojnë nëpunësit policor për shkak se i kërcënojnë.
