Dhjetëra biznesmenë dhe kontabilistë janë ndaluar sot nga Policia Financiare, nën dyshimet se nga buxheti i Komunës së Tetovës dhe Gostivarit, në mënyrë të organizuar kanë marrë mbi një milion euro.
Drejtori i Policisë Financiare Arafat Muarremi është i pakapshëm për TV21 ndërsa për portalin A1on, ka thënë se bëhet fjalë për grup serioz, i cili është ndjekur një kohë të gjatë.
Për hetime të këtij lloji Muharremi kishte folur para rreth 2 viteve në emisionin Click Plus të TV21.
Detajet nga terreni i sjell gazetarja Valmira Zendeli.
