Këta njerëz që po shihini janë para një laboratori privat në qytetin e Tetovës. Të gjithë presim që të bëjnë testin e Covid 19, ndërsa edhe nga pamjet mund të shihet qartë se dhjetëra qytetarë janë të grumbulluar në një vend ku edhe disa nga ata nuk kanë as maska.
“Përderisa qeveria edhe institucionet tjera marrin masa që të mos rritet numri i të infektuarave , në qytetin e Tetovës para një laboratori privat këta qytetarë që janë prapa meje presin që të bëjnë testit për Covid.”
Në vendin e ngjarjes arritën edhe pjesëtarë të sektorit për punë të brendshëm në Tetovë. Ndërsa ekipi i TV21 u mundua edhe të kontaktojë në numrin që gjendet në ueb faqen e këtij laborator privat për të marrë një prononcim nga të njëjtit por askush nuk u përgjigj. Kjo nuk është hera e parë që në qytetin e Tetovës kemi grumbullime të këtilla para institucioneve pasi që me mbylljen e postave, grumbullime të ngjashme kishte edhe para bankave.
