Dhjetë veteranët e luftës 48 orë në ndalim policor

TË FUNDIT

Policia njofton nëpërmes një komunikate se prokurori i shtetit ndaj të gjithë të dyshuarve për veprën penale asgjësim apo dëmtim të pasurisë ka shqiptuar masën e ndalimit policor prej 48 orësh me qëllim të përfundimit të të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale përpara se rasti ti kaloj gjykatës kompetente.

Gjatë ditës policia ka arrestuar dhjetë veteranë të UÇK-së të cilët gjatë protestës para ndërtesës së Qeverisë kanë ndërmarrë veprime agresive me ç’ rast kanë dëmtuar rrethojën e objektit të qeverisë, një veturë, si dhe kabinën që shfrytëzohet për sigurimin e objektit të qeverisë.

Në mesin e të ndaluarve është edhe kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të luftëtarëve të UÇK-së Xhevdet Qeriqi.