Dhjetë banorë të Strumicës janë dënuar me 3 mijë euro, shkelën orën policore

TË FUNDIT

Gjykata Themelore në Strumicë ka shqiptuar dënim në vlerë prej 3 mijë eurove në kundërvlerë denari kundrejt 10 qytetarëve të cilët nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës së Strumicës, Marieta Dukiq.

“Prokuroria Themelore Publike në Strumicë ka shqiptuar dënime prej 3 mijë eurove në kundërvlerë denari ndaj dhjetë qytetarëve të cilët nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje”, tha Dukiq.

Ka njoftuar se ka shkresa edhe të tjera, por për të njëjtat ende nuk është vendosur.