Dezinformatat janë të rrezikshme për shtetin, madje një lajm i rrejshëm mund të sjell destabilizim të vend, kështu deklaroi kryetari i shtetit Stevo Pendarovski. Ai shtoi se mbrojtja më e mirë është krijimi i kulturës së mendimit kritik sepse mendja kritike verifikon dhe rishqyrton informacionet.
“Fushatat për dezinformim e polarizojnë opinionin publik, negativisht ndikojnë në proceset politike, e shkatërrojnë besimin e qytetarëve ndaj institucioneve, e cenojnë kohezionin shoqëror. Dezinformatat janë drejtuar edhe kundër orieontimit tonë euro atlantik, sidomos pas fillimit të invazionit rus në Ukrainë, Maqedonia e Veriut është cak i fushatave për dezinformata që kanë për qëllim të nxisin disponim antiperendimor tek qytetarët”, tha presidentiStevo Pendarovski.
E kryeministri Dimitar Kovaçеvski theksoi se lufta me dezinformata nuk do të përfundojë shpejtë dhe se është i nevojshme bashkëpunim i të gjitha palëve në vend.
“Qeveria qëndron e vendosur në ballafaqimin me dezinformatat dhe vendosjen e partneritetit të vazhdueshëm në këtë betejë globale. Së bashku me NATO-n, Facebook, Google, me serviset e pavarura për verifikimin e fakteve, me institucionet vendore, organizatat mediatike dh mediat. Vlerat tona themelore në këtë betejë janë e vërteta dhe transparenca maksimale”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Të rinjtë, të moshuarit, të gjithë sektorët në shoqëri dhe Qeveria duhet të kyçen në luftën kundër dezinformtave, tha Bardhyl Jashari nga fondacioni “Metamorfozis” në suaza të projektit kundër ndikimit negativ të dezinformatave. Jashari tha se për shkak të zhvillimit të teknologjisë dhe qasja e madhe në internetit, dezinformatat bëhen edhe më të rrezikshme dhe krijojnë frikë, kaos dhe konflikte mes komuniteteve të ndryshme në vend.
“Të kyçen të gjithë edhe ata që janë në moshë të shtyrë edhe të rinjtë sepse të gjithë shfrytëzojmë rrjetet sociale. Institucionet qeveritare të mundohen të krijojnë kornizë ligjore ose strategji që në mënyrë ëmë efikase të ballafaqohemi me ketë fenomen. Gjithashtu institucionet shtetërore të jenë më transparent dhe të hapur që të mos mbetet hapësirë për manipulim dhe spekulime me informaiconet”, tha Bardhyl Jashari nga Fondacioni “Metamorfozis”.
Fani Karanfillova-Panovska nga fondacioni “Shoqëri e hapur” shtoi se dezinformatat janë endemike dhe të pranishme në politikat e të gjitha shteteve të Ballkanit perëndimor.
