Të enjten, Bojan Jovanovski në seancën gjyqësore për “Reket” tha se Zoran Milevski – Kiçeec ka incizuar kudo dhe një ditë më vonë u publikuan incizime në të cilat dëgjohet zëri i liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.
“Thelbi është që ai Zoki Kiçeec i ka dhënë Mickosk para në dorë, ja ky është thelbi, që të jetë i qartë dhe transparent qëllimi i LSDM-së dhe në këtë mënyrë duan të tërheqin Mickon në këtë tollovi të ashtuquajtur “Reket”. Ja, jepni dëshmi se kjo ka ndodhur, se unë kam bërë diçka të tillë, se ka ndodhur ai veprim inkriminues, unë jam i gatshëm menjëherë të japë përgjegjësi, me vet-dëshirë do të paraqitem në burgun hetues, nuk duhet as Ruskoska, as Rexhepagiq, askush. Vetë do të paraqitem”, Hristijan Micksoki – kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Pala kundërshtuese thotë se opinioni e ka mësuar të vërtetën për “Reket” dhe se ajo çon, siç thonë ata, te pallati i bardhë.
“Incizimet e publikuara konfirmuan se Hristijan Mickoski kishte takime dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë me tashmë të dënuarin Zoran Milevski Kiçeec. Një ditë pasi u publikua e vërteta, Mickoski nuk është paraqitur ende në burgun e Shkupit, i njohur si burgu i Shutkës. Edhe pse Mickoski në një intervistë publikisht tha se do të paraqitet vet në burgun e Shutkës nëse publikoheshin prova se ai ka pasur diçka me Kiçeec”, deklaroi Kostadin Kostadinov – LSDM.
Paraprakisht audio biseda publikonte Antonio Milloshoski i VMRO-DPMNE, kështu që pyetëm a do të jenë, të ashtuquajturat, bomba, mjet kryesor në zgjedhjet e ardhshme.
“Duhet të theksoj se VMRO-DPMNE nuk frikësohet nga asgjë dhe askush, e më së paku nga kjo politikë e LSDM-së dhe Zoran Zaev-it. Më duhet të theksoj gjithashtu se duke e pasur parasysh krimin e Zoran Zaev-it, familjes së tij, por edhe krerëve të LSDM-së dhe Qeverisë, më duhet ta pranoj se ata kanë për çka të frikësohen, ndërsa do t’i bëja thirrje opinionit, qytetarëve, mediumeve, institucioneve që të të ndjekin se çfarë do të publikohet në opinion në periudhën e ardhshme”, deklaroi Dimçe Arsovski – VMRO-DPMNE.
Dje, në kanalin YouTube u publikuan 4 audio incizime, ku përveç tjerash mund të dëgjohet zëri i liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, duke u dakorduar me Zoran Milevski Kiçeec për bashkëpunimin për zgjedhjet në Ohër dhe pjesë të tjera të Maqedonisë Perëndimore. Milevski dhe Mickoski e konfirmuan origjinalitetin e audio incizimeve, por nuk zbuluan se kush janë personat tjerë zëri i të cilëve dëgjohet në incizimet, e as se kush i ka incizuar bisedat.
Mickoski në intervistë për Makfaks në tetor të vitit 2019 pohonte se nuk është parë me Kiçeec.
