Detaje për grupin terrorist të arrestuar: Ish pjesëtarë të grupeve nga Lindja e afërt kanë planifikuar sulme të objekteve në vend

TË FUNDIT

Nga Agjencia për Siguri Kombëtare në brifingun me gazetarë treguan detaje rreth arrestimit të grupit terrorist. MPB-ja mëngjesin e sotëm në profilin “Facebook” njoftuan se kanë arrestuar tre anëtare të një grupi terrorist dhe kanë sekuestruar armë dhe pajisje të tjera.

Bëhet fjale për ish-anëtarë të strukturave të armatosura nga Lindja e afërt. Ata vuanin dënimet me burg dhe pastaj sërish rigrupohen. Ata kanë mbledhur armë dhe materiale, me qëllimin për t’i përdorur ato për sulme në objektet në vend.

Organizatori i grupit ishte 4 vjet në burg për veprime terroriste.

Për shkak se hetimi është duke vazhduar nuk zbulohen detaje se për cilat objekte bëhet fjalë.

Siç kumtoi sot MPB, Departamenti për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz – Sektori për luftimin e terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka ngritur padi penale në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër B.A. (28) nga Kumanova, i cili banon në Shkup, për vepër penale “organizatës terroriste” dhe “terrorizëm”. Kallëzim penal u ngrit edhe kundër V. А. (22) dhe E. L. (25), të dy nga Kumanova, për kryerjen e veprave penale “organizatë terroriste” dhe “terrorizëm”.

“B.A, V.A dhe E.L janë arrestuar, persona që paraprakisht për vepër të kryer penale ‘Pjesëmarrje në ushtri të huaj, formacione policore dhe paramilitare” nga neni 322-a nga KP janë dënuar dhe kanë mbajtur dënimin me burg”, qëndron në kumtesën e MPB-së.

Siç njoftoi MPB, në bazë të urdhrave të lëshuar nga Gjykata Themelore Penale Shkup dje nga Departamenti për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz me mbështetjen e Departamentit për operacione speciale të policisë, janë bërë bastisje në shtëpinë dhe ambientet e tjera të personave B. А., V. А. dhe E. L. në gjithsej katër lokacione, tre prej të cilave në rajonin e Kumanovës dhe një në rajonin e Shkupit dhe personat janë privuar nga liria.