Detaje nga zjarri në restorantin “Ragusa”! Ka pasur njerëz në lokal në momentin kur ka rënë zjarri

TË FUNDIT

Zjarri në restonantin “Ragusa360” është lokalizuar, raporton nga terreni ekipi i TV21. Sipas informacioneve të para, nuk raportohet për të lënduar, edhe pse gjatë momentit kur ka ndodhur zjarri ka pasur njerëz në lokal. Për fat të mirë qytetarët në kohë janë evakuuar nga objekti. Tani për tani ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan zjarrin në restonantin “Ragusa360” që gjendet në kulmin e garazhit me kate “26 korriku” në Shkup.