Një sulm terrorist ndodhi sonte në Vjenë, në të cilin të paktën 7 persona u vranë pasi dy terroristë hapën zjarr pranë një sinagogë në qendër të qytetit.
Shumë njerëz janë plagosur, ndërsa policia ka vrarë njërin nga sulmuesit.
Ndërkaq njësitë po kërkojnë në të gjithë qytetin.
Dyshohet se ka të paktën 7 të vdekur, dhe sipas informacionit të pakonfirmuara, disa persona po mbahen peng në një nga restorantet aty pranë. Sidoqoftë, pronari i restorantit japonez tha se pretendimet në lidhje me pengjet nuk ishin të vërteta.
Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar. Sipas Krone, një prej sulmuesve shpërtheu veten pasi që kishte një jelek shpërthyes. Të dyshuarit e tjerë po kërkohen. Të paktën 50 plumba thuhet se u qëlluan.
Në teren kanë dal forca të shtuara policore.
Dëshmitarët okularë i thanë ORF se sulmuesit kishin pushkë automatike.
