“Desna” jo vetëm që nuk është çregjistruar, por shfrytëzohet edhe për publikimin e letrave të cilat kinse nga burgu i shkruan i akuzuari i parë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Përmes tyre, Lupço Pallevski dëshiron të dëshmojë se nuk është vrasësi. Përpjekje të tillë kishte edhe këto ditë kur i akuzuari Vllatko Keshishev ia ka dhënë letrën në të cilën shkruante se vrasësi është Velibor Manev.
Partia sipas informacioneve të TV21 para një muaji ka kryer ndryshim të statutit, ndryshim në punën financiare dhe selinë. Kështu që në vend se në Shkup, tani selia e partisë është në Kumanovë. Prokuroria vlerëson se nuk ka problem që ta dëshmojë aktakuzën.
Nga seancat e deritanishme gjyqësore nuk është e qartë nëse deri në fund do të mund t’i përgjigjemi pyetjes – Pse vajza 14 vjeçare është vrarë menjëherë pas rrëmbimit, nëse qëllimi ka qenë që të kërkohen para nga familja.
Sipas prokurorisë në rrëmbim ka ndihmuar edhe babai i saj, Aleksandar Gjorçevski.
Në seancat e ardhshme gjyqësore duhet të dëshmojë edhe dëshmitari kryesor, Goce Trajkovski. Ai nuk është paraqitur në seancën e caktuar, ndërsa nëna e tij e cila gjithashtu është dëshmitare tha se ai ka përjetuar sulm paniku.