Dështon evakuimi, Kryqi i Kuq sërish dështon të depërtojë në Mariupol

TË FUNDIT

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq informoi se ekipet e tij nuk kanë mundur sërish të arrijnë në qytetin e Mariupolit për të organizuar evakuime të hënën.

Grupi është përpjekur pa sukses për ditë të tëra për të hyrë në qytetin e rrethuar për të shoqëruar autobusët e ngarkuar me civilë në territorin e kontrolluar nga qeveria, shkruan BBC.

Dhjetëra mijëra njerëz janë ende të bllokuar me qasje të pakët në ushqim, ujë dhe energji elektrike pas javësh të bombardimeve të rënda ruse.