14-vjeçari M.A., nxënës në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë, i cili u godit nga mësuesi gjatë orës mësimore, ka dhënë dëshminë e tij para kamerës së TV21.
Thotë se gjithçka ndodhi aty për aty dhe se me mësuesin në fjalë nuk ka pasur probleme më parë.
“Nuk kam pasur problem më herët. Gjithçka ndodhi për një moment. Shumë më ka goditur, e kam humbur vetëdijen dhe më asgjë nuk kam ditur. Në mjek më ka çuar xhaxhai, pas një ore. Një orë më kanë mbajtur në shkollë”, tha M.A./TV21