Dëshmitarët zbulojnë keqpërdorimet! Vazhdon dëgjimi i dëshmitarëve në lëndën “Onkologjia 2”

TË FUNDIT

Në seancë sotme gjyqësore për rastin “Onkologjia”, ish-drejtorët e Klinikës, Nikolla Vasev dhe Nehat Nuhi, u përballën me tre dëshmitarë të Prokurorisë, të cilët rrëfyen mënyrën se si pacientëve u ishin ndryshuar dozat e terapive.

Një mjek dëshmoi se si një pacienti i ishte fshirë doza paraprake dhe i ishte shënuar katër herë më shumë se sa ishte e nevojshme, pa indikacione mjekësore për një dozë kaq të madhe. Ish-kryetarja e bordit drejtues të Klinikës, dëshmoi se imuno-terapitë siguroheshin nga buxheti i kushtëzuar rrallë dhe vetëm me pajtim nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi Shëndetësor, ndërsa disa vendime për blerje të terapisë ishin miratuar pa leje paraprake nga këto institucione.

Dëshmitari i tretë tregoi se prindi i tij e kishte marrë terapinë imune vetëm përmes lidhjeve direkte me Vasevin, pasi shpesh mungonte ose nuk jepte efikasitet në kohë. Avokati, Bobi Spirkovski, kundërshtoi dëshmitë, duke theksuar se familjarët nuk mund të flasin për lëndë ekonomike dhe se nuk ka aktakuzë të bazuar për këtë./TV21