Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkovski për TV21 tha se vendimin nëse do të mbahen zgjedhjet në vend varet nga autoritetet shëndetësore.
“Pas njoftimeve të disa partive politike se zgjedhjet duhet të organizohen në afat sa më shkurt kohor, dhe pas njoftimit të presidentit se do të organizojë një takim liderësh diku në gjysmën e parë të muajit maj, takim në të cilën do të diskutohet edhe për zgjedhjet e ardhshme dhe se si do organizohen ato, unë mund vetëm të them se vendimi nëse do të ketë apo jo zgjedhje, dhe në cilën kohë duhet të mbahen, varet vetëm nga vendimi i autoriteteve shëndetësore në këtë rast Komisioni për mbrojtje shëndetësore”, tha ai.
Derkovski shtoi se nga Komisioni për mbrotje shëndetsore duhet të thonë nëse janë tejkaluar të gjitha rreziqet për shëndetin e njerëzve sepse shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha, dhe më pas vijojnë të gjitha aktivitetet e tjera.
